
Qytetarët 'gozhdojnë' 'Festivalin e Këngës në RTK': Këngën fituese në banjo me këndu ka gjasa komshiju me të denoncu!

Ka përfunduar edicioni dytë të Festivalit të Këngës në RTK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Fitues i edicionit të dytë nga juria u shpall Endrit Krasniqi me këngën “Flas me gjethen”.
Edhe këtë vit nuk kanë munguar kritikat që nga përzgjedhja e prezantuesve me përformancë të dobët e deri te kënga fituese.
"Phaaaaa tmerr gjithkah intervenime gjithkah flliqtë,
Po këtë këngë në banjo me këndu ka gjasa komshiju me të denoncu! Për neveri...E leje më të shpallet fituese", thotë një qytetar me iniciale B.M.
"Na keni quditë prej së keqti. Aq hagare keni bo sa që kur u zgjedh vendi i parë më tepër se gjysma e sallës është
zbrazë prej zhgënjimi" shprehet e revoltuar A.K.
"Këngë me të kënaq për shtat marak s'po ju vjen marre bre", thekson F.B
Ky ishte edicioni i dytë me të gjitha ngjyrat që e karakterizoj megjithatë kënga fituse por jo vetëm lë për të dëshiruar.
(Kosova Sot Online)