Vdiq aktori i njohur kosovar, Lulzim Rexha

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 11:26
Vdiq aktori i njohur kosovar, Lulzim Rexha

Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në një klinikë në Gjermani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët. Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë. 

(Kosova Sot Online)