
Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj shfaqin koncert të rrallë në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Mbrëmë në Kaçanikun historik u mbajt koncert tematik e i veçantë që qytetarët e vlerësuan si ngjarje të rrallë! Moderimin e kësaj mbrëmje e bëri profesoresha Besiana Mehmedi e cila kujtoi të gjitha periudhat historike, luftërat e Idriz Seferit, torturat e Ismail Rakës deri në vdekjen e tij, pushkatimin e Avdygafurr Lumës në burgun e Dubravës, Kuvendin e Kushtetutën e Kaçanikut në krye me Ilaz Ramajlin, komandantët e luftës nga Kaçaniku, Zefin e Bardhin- Agim Bajramin e Qamil Ilazin! U kujtuan 95 dëshmorë të brigadës “Agim Bajrami” që i ka dhënë shkëlqim luftës së lavdishme të UÇK/ së!
Fjalë përshëndetëse pati kryetari i Komunës z.Besim Ilazi dhe kryetari i OVL- UÇK- Xhabir Zharku!
Programi artistik ishte konceptuar si një shfawje që bëri spektatorin për vete deri në emocione e lot! Programi nisi me inskenimin e skenës së luftës së Adem Jasharit kur kërcimtarja e njohur Genta Hoxha doli në skenë me veshje të UÇk-së dhe më pas me ritëm tjetër e jelek kombëtar solli triumfin e lirisë! Një pikë kjo tepër emocionale!
Më pas Besiana Mehmedi ka kënduar premierë dedikuar kryeprotagonistëve të luftës së Kaçanikut, komandantëve Zefi e Bardhi- Agim Bajrami e Qamil Ilazi që udhëhoqën me brigadën “Agim Bajtami” Kjo këngë u durtrokit fuqishëm! Poashtu dhe kënga dedikuar Adem Jasharit “Legjendat këndoja me mall” solli tërë sakrificë. sublime të familjes Jashari!
Besiana Mehmedi u dedikoi një recital në shoqërim të pianos nga Alba Muçolli dedikuar katër dëshmoreve të Kaçanikut: Lumnije e Jehona Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Muhaxhiri, poashtu kujtoi luftëfaret shembullore, nënat heroina duke potencuar fuqishëm rolin e gruas në luftë! Programin e ka begatuar soprano Adelina Paloja e cila ka kënduar një vit më parë Pafikën në operën “Goca e Kaçanikut” të Rauf Dhomit dhe atë arie e solli me shumë emocion në këtë koncert tematik! Besiana Mehmedi e Adelina Paloja, tashmë pjesë e konsoliduar e një dueti të shkëlqyeshëm që po lejnë gjurmë në shumë qytete kanë sjellur shumë emocione me këngët e njohura “Mallëngjimi” , “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Valsi i lumturisë”
Pas këtyre momenteve të magjishme e emocionale, kryetari i komunës ka ndarë mirënjohje për veteranin më të vjetër Rushit Çaka 83 vjeç, veteranin më të ri Freskim Jezerci ( vetëm 18 vjeçar në luftë) për luftëtaret Baide Shahini e Rejhane Tusha, për bashkëshorzet e heronjëve të kombit Ismail Rala e Avdygafur Zeneli!
Për ti dhënë ngjyrë kombëtare e popullore nl skenë u bashkangjitën vallëtarët e Qendrës kulturore “Kaçaniku” që së bashku me Besiana Mehmedin dhe gjithë publikun një këmbë kënduan “Heu Kaçanik shkëmb e gurë” dhe “Mora fjalë”
Në vend të fjalës përmbyllëse, drejtori artistik i kësaj mbrëmje, artisti Shkodran Tolaj i përshëndeti të pranishmit me këngën “Liria ka emër”
Ishte mbrëmje plot emocion e lot krenarie dhe një koncert që publiku i Kaçanikut dhe gjitha trojeve do ta mban mend gjatë e cila u mbështet parezervë nga afaristi i njohur i kompanisë “Kivo”Visar Ramajli!
(Kosova Sot Online)