Sindi Muharremi me këngën 'Mon amour' performon në 'Yjet Shqiptarë të Diasporës'

  • A.P /
  • 22 March 2025 - 00:23
Sindi Muharremi me këngën 'Mon amour' performon në 'Yjet Shqiptarë të Diasporës'

Këtë të diel, këngëtarja e talentuar Sindi Muharremi do të ngjitet në skenën e spektaklit “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, që transmetohet në Top Channel. Ajo do të performojë këngën e famshme të Eurovizionit, “Mon amour” nga Slimane, duke sjellë një interpretim emocionues për publikun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show i dedikuar zbulimit dhe promovimit të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, duke u dhënë atyre një mundësi të shkëlqyer për t’u afirmuar në skenën ndërkombëtare. Spektakli zhvillohet nën udhëheqjen e Ilir Shaqirit, një prej balerinëve dhe koreografëve më të njohur shqiptarë. Është projekt fondacioni Dritan Hoxha.

Mos e humbisni këtë mbrëmje të mbushur me emocion dhe talent të jashtëzakonshëm!

(Kosova Sot Online)