16 Prill – Çdo ditëlindje më kujton heroin e kombit: Shkelzen Haradinaj

  • A.P /
  • 16 April 2025 - 12:24
16 Prill – Çdo ditëlindje më kujton heroin e kombit: Shkelzen Haradinaj

Nga Shkodran Tolaj

Një thinjë më shumë, një rrudhë e bukur më tepër – gjurmë të viteve që më kanë formuar me dashuri për këngën, për familjen dhe për atdheun tim, vendin e shqipeve.

Vokshi e Dukagjini më rritën me këngë, besë dhe krenari – dhe në zemër ma lanë përjetë Shqipërinë.

Por kjo ditë nuk është vetëm e imja.

16 Prilli është edhe dita e përjetësimit të një burri të madh – Shkelzen Haradinajt.

Më 16 prill 1997, ai ra për liri, në malet e Dukagjinit,

duke mbrojtur të drejtën tonë për të jetuar të lirë dhe me nder mbi këtë tokë.

Ai nuk zgjodhi ta jetojë ditën – por ta dhurojë përjetësisht për ne.

Sot e festoj ditëlindjen në liri.

Me miq, me këngë, me zemër të hapur – por kurrë pa kujtim.

Sepse çdo vit që më jepet është një mundësi më shumë për të jetuar me përgjegjësi,

si njeri që i çmon vetëm vlerat,

si zë që i shërben këngës së pastër shqipe,

dhe si bir i denjë i kësaj toke që ka lindur trima si Luani.


(Kosova Sot Online)