Në Zvicër përurohet libri enciklopedik 'Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës'

  • A.P /
  • 15 May 2025 - 09:51
Në Zvicër përurohet libri enciklopedik 'Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës'

Shoqata "Trojet e Arbrit" në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese "Lumbardhi" nga Prizreni kohë më parë nxorën nga shtypi librin enciklopedik: "Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ftohën të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë pa dallim krahine, feje apo ideje në përurimin e këtij libri të veçantë.Emri i Sali Çekajt është emri që i dha dritë historisë se re të Kosovës.

Ai është emri rreth të cilit lidhët themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo fillim i organizimit  ushtarak që nga viti 1991.
 Përurimi i librit bëhet më datën 24.05.2025,  në ora18:00, në këtë adresë:
Klubi Dardania
Bleiche-Areal Nr.16
4800 Zofingen –CH

Organizatorët e përurmit:

Shoqata e Intelektualeve Gjithshqiptar  "Trojet e Arbrit"-Nue Oroshi Kryetar
Shoqata Humanitare dhe kulturore "Salih Çekaj"-Zvicër-Saim Tahiraj Kryetar
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër -Abas Fejzullahi-Kryetar


(Kosova Sot Online)