Besiana Mehmedi me miqtë e saj realizon koncert në Klinë

  • A.P /
  • 23 June 2025 - 16:06
Besiana Mehmedi me miqtë e saj realizon koncert në Klinë

Më 18 Qershor 2025, qyteti i Klinës u bë vendtakimi i kujtesës dhe nderimit për 26-vjetorin e Çlirimit, përmes një koncerti solemn me titullin domethënës “Në Legjenda”, të shfaqur nga Besiana Mehmedi me miqtë e saj, nën udhëheqjen artistike të artistit Shkodran Tolaj! Koncerti u mbajt në Qendrën për Kulturë “Jehona e Dukagjinit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Besiana Mehmedi përveç pjesës artistike kishte barrën e moderimit e cila e bëri në mënyrë unike dhe të veçantë! Ajo foli për rëndësinë dhe sakrificën sublime që u bë në emër të lirisë, tre shkronjat e arta UÇK dhe në nderim të të rënëve të pranishmit mbajtën një minutë heshtje pa harruar të falenderohen dhe miqtë nfërkombëtarë Nato dhe SHBA!

Në këtë mbrëmje përplot emocion dhe dinjitet ishin të pranishëm familjet e dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës, etj.

(Kosova Sot Online)