
Adelina Ismaili rikthehet fuqishëm me projektin 'GRUA', pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin

Artistja e njohur Adelina Ismaili ka publikuar ep-in e paralajmëruar "GRUA",me pesë këngë të cilat në vete përcjellin mesazhe të fuqishme dhe vijnë të realizuara me videoklipe, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
"Bajat", "A je ti", "Baju", "Vet kom vendos", dhe "Liria është femër", janë pesë perla që i shtohen opusit muzior shqiptar dhe vijnë me interpretim të shkëlqyer nga diva e muzikës shqipe e cila për mëse katër dekada bëri revulucion, ishte e pakopromis, autentike dhe sinonim që nuk arriti ta tejkalonte asnjë këngëtare tjetër.
"Pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Grave e vajzave që guxojnë ti thonë STOP dhunës, e të braktisin burra të ligë. Për herë të parë në historinë e vendit tim, gruaja po tregon që din e mundet vet. Ju jeni forca. Ju jeni inspirimi. Ju jeni liria. Projekti GRUA është tingull i krenarisë për secilën nga ju", ka potencuar Adelina Ismaili.
Në vijim mund t'i shijoni premierë pesë hitet e Adelina Ismailit: "Bajat", "A je ti", "Baju", "Vet kom vendos", dhe "Liria është femër"...
(Kosova Sot Online)