Shoqata 'Trojet e Arbrit' edhe në Prishtinë bën pomovimin e librit 'Sali Çekaj Luftëtari  i orëve të para të Lirisë se Kosovës'

  • A.P /
  • 26 July 2025 - 10:43
Shoqata 'Trojet e Arbrit' edhe në Prishtinë bën pomovimin e librit 'Sali Çekaj Luftëtari  i orëve të para të Lirisë se Kosovës'

Shoqata “Trojet e Arbrit “më 8 shtator 2025 në Prishtinë nën  Patronatin e Komunës se Prishtines bën  Promovimin e librit “Sali Çekaj Luftëtari  i orëve të para të Lirisë se Kosovës”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shoqata “Trojet e Arbrit” më 8 shtator 2025 do të promovon Librin Enciklopedik Sali Çekaj luftëtar  i orve të para të lirisë së Kosovës . Ky organizim mbahët  nën patronatin e Komunës së Prishtinës dhe do te jët një bashkëorganizim.
I ftojmë të gjithë bashkëluftëtaret dhe bashkëveprimtarët të heroit Sali Çekaj që të marrin pjesë në këtë promovim madhështor. Ky promovim mbahët  me rastin e 35 vjetorit të Shpalljes se Kushtetutës se Kosovës  më, 7 shtator 1990 Kushtetutë ku i pari e vendosi në veprim Heroi Sali Çekaj.


Më këtë organizim Shoqata “Trojet e Arbrit “ e fillon edhe veprimtarinë organizative të muajit të Trojeve te Arbrit ku organizimi i dytë mbahët më një sesion shkencor  në Suharekë më 19 shtator 2025 dhe përmbyllët  më një sesion tjetër shkencor më 21 shtator 2025 në Rozhajë. Të flasesh për punë kombëtare dhe te veprosh kombtarisht janë dy botra dhe një  mur i madh që i ndanë. Shoqata”Trojet e Arbrit” tash e 21 vjet  me radhë vepron e punon kombtarisht për Shqipërinë Etnike.

(Kosova Sot Online)