Besiana bashkë me Shkodranin feston ditëlindjen në Memaliaj: Kujtim i paharrueshëm

  • A.P /
  • 19 August 2025 - 15:49
Besiana bashkë me Shkodranin feston ditëlindjen në Memaliaj: Kujtim i paharrueshëm

Artistja e njohur Besiana Mehmedi ka festuar ditëlindjen e saj në qytetin e bukur të Gjirokastrës, në një atmosferë emocionuese gjatë festivalit “Jehona e Vjosës”, në Memaliaj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mbrëmja e 18 gushtit do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të karrierës së saj, ku muzika, duartrokitjet dhe përqafimet e publikut e kthyen momentin në një përjetim të paharrueshëm, ka theksuar ajo.

 

"Në orën 00:00 ishim në skenë bashkë me Shkodranin dhe publikun që na mirëpriti, na duartrokiti dhe vallëzoi me ne! Në atë moment u suprizova nga kryetari i Bashkisë së Memaliajt, z. Albert Malaj, sekretarja Emigerta, koordinatorja e festivalit Enkelejda dhe të gjithë artistët vendas, të cilët më uruan ditëlindjen me këngë dhe shumë dashuri," ka shkruar Mehmedi në një postim plot emocione.

Artistja nuk kurseu falënderimet për organizatorët dhe publikun: "Faleminderit publik i vendit të bukur – Memaliaj! Faleminderit nga zemra kryetar Albert Malaj! Ishte një atmosferë që çdo artist ëndërron ta përjetojë, nën tingujt e këngës, zhurmës së fishekzjarreve dhe përqafimeve të sinqerta që të përlotin dhe të mbushin me krenari e gëzim."


(Kosova Sot Online)