
Lexoni edhe:
Ganimete Jashanica publikon këngën e re 'Të harroj'
Artistja e njohur Besiana Mehmedi ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se është nderuar me çmimin “Ambasador i Paqes” në një ceremoni të mbajtur në Tiranë, në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të Federatës së Paqes Universale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ganimete Jashanica publikon këngën e re 'Të harroj'Lexoni edhe:
“Miq të dashur, po ndaj me ju një emocion që më bën të besoj se ia vlen të mbetesh e pathyeshme në rrugën e vlerave në jetë e profesion,” – shkruan artistja, duke përshkruar këtë moment si një nga më të rëndësishmit në karrierën e saj.
Ceremonia u zhvillua në kryeqytetin ku Mehmedi ka ndjekur studimet, mes personaliteteve të njohura nga fusha të ndryshme. Ajo theksoi gjithashtu emocionin e veçantë kur të pranishmit kënduan së bashku këngën “Dua më shumë Shqipërinë”.
Çmimi, sipas saj, merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se vjen pas dy koncerteve të mbajtura në nder të Shën Nënë Terezës. Mehmedi i dedikoi publikisht këtë çmim babait të saj, gazetarit Qani Mehmedi, duke theksuar vlerat që ai i ka përcjellë: dashurinë për familjen, profesionin, atdheun dhe respektin për ushtarët e lirisë.
(Kosova Sot Online)