
Historiani Jusuf Buxhovi i dhuroi një kontigjent librash bibliotekës 'Hivzi Sulejmani'

Një kontigjent me tituj të ndryshëm nga letërsia, publicistika dhe historiografia, vepra të shkruara në periudha të ndryshme, të publikuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, prozatori, publicisti dhe historiani Jusuf Buxhovi i dhuroi Bibliotekës Hivzi Sulejmani-Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Autor i dhjetëra veprave, libretisti i operës së parë kosovare "Goca e Kaçanikur", Buxhovi është i pranishëm më shumë se gjysëm shekull në letrat shqipe.
(Kosova Sot Online)