
'Udhëtimi në kohë' vepra më e re e Jusuf Buxhovit promovohet në Prishtinë

"Udhëtimi në kohë" është romani më i ri i shkrimtarit të njohur Jusuf Buxhovi, i botuar së fundmi nga shtëpia botuese “Faik Konica” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo vepër letrare do të promovohet të enjten, më 18 shtator, në ora 13:00, në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania të Prishtinës.
Gjatë promovimit, pritet të marrin pjesë studiues të letërsisë, botues, si dhe do të lexohen pjesë të përzgjedhura nga romani. Kjo ngjarje kulturore është një mundësi për të njohur më nga afër veprën më të re të Buxhovit dhe për të dëgjuar interpretimet e saj nga njohës të fushës.
(Kosova Sot Online)