
Botimi i romanit 'Udhëtimi në kohë' nga Jusuf Buxhovi mblodhi emra të njohur të botës letrare

Botimi i romanit “Udhëtimi në kohë” i autorit Jusuf Buxhovi, sot në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”mblodhi emra të njohur të botës letrare dhe akademike duke përfshirë edhe Drejtoreshën për Kulturë të Kryeqytetit Sibel Halimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Drejtoresha e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” Naime Beqiraj duke i përshëndetur të pranishmit theksoi se 18 shtatori është Dita Botërore e Monumenteve dhe Arkeologjisë, ashtu siç është vepra e Jusuf Buxhovit e përbërë nga monumentet dhe mbushur me histori dhe të dhëna të fushës së arkeologjisë. Ndërkaq, shkrimtari Nazmi Rrahmani - editor i shtëpisë botuese “Faik Konica” në të cilën është botuar ky roman, theksoi se është roman i ndërlidhur me histori, me ngjarjet tona, me popullin tonë. “Romani fillon me luftërat e kryqëzatave, pushtimi i viseve tona, ndërkaq romani zgjon interesim te lexuesit dhe vlersuesit e letërsisë në përgjithësi”.
Autori Jusuf Buxhovi i përshëndeti të pranishmit dhe tha që autorit nuk i takon të flas për vepren, por i takon lexuesit që të flas për të. Tha që kjo vepër ka qenë një çlirim, një bredhje në vetmi. E ceku një fjali të Platorit, i cili para 3000 viteve kishte thënë se poetëve duhet t’ju merret e drejta që të merren me politikë, për shkak se janë të sinqertë. Po ashtu u ndal tw ideja se gjaku i dijes është dituria, shkenca, si dhe e përmendi një fjali të librit: “me vra ose me u vra” dhe tha që nuk duhet të na vret mosdija dhe injoranca.
(Kosova Sot Online)