
SHQIPTARËT E TOKËS ARBNORE NË RRJEDHAT E PËRGJAKSHME TË HISTORISË SONË KOMBËTARE

Nga PROF. ASOC. DR. ROVENA VATA MIKELI
AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË- INSTITUTET E ALBANOLOGJISË INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISËDEPARTAMENTI I STUDIMEVE LETRARE
SHQIPTARËT E TOKËS ARBNORE NË RRJEDHAT E PËRGJAKSHME TË HISTORISË SONË KOMBËTARE
Jemi në korrik të vitit 2025, ku një pjesë e botës sot e kësaj dite, nuk po gjen qetësinë e duhur për shkak të luftërave, për tu kthyer në retrospektivë në vitet e largëta 1878-1952, ku shqiptarët kanë jetuar dhe përjetuar dhunën, dëbimin, luftërat e përgjakshme, gjenocidin, ku një ndër ta kanë qenë edhe shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, Prokuples, Kurshumlisë, Pirotit dhe jo vetëm.Shqiptarët e tokës arbnore të ndodhur shpeshherë në rrethana të tilla kanë treguar vendosmëri, trimëri, mençuri dhe qëndresë. Në qëndresën shqiptare janë spikatur emra dhe personalitete të shquara të cilët historia i radhit në faqet e saj si pasqyra më e ndritur e çëshjes kombëtare.
Rasti i atdhetarit Dervish Hima, i cili, përmes intuitës dhe dëshirës së madhe për fjalën shqipe, ai bëri udhëtime historike nëpër qytetet më të rëndësishme në Shqipëri, si në Vlorë, Berat, Korçë, Elbasan, Durrës, Tiranë, duke përçuar idenë e shkollave shqipe si dhe, duke mbështetur, lëvizjen kombëtare shqiptare.Personalitete të historisë dhe kulturës shqiptare, të cilat ndikuan dhe ndihmuan në zhvillimet e çështjes kombëtare janë: Zef Kolë Ndoka, Xhemë Hasa, Ndue Përlleshi, Halil Alija, Hamdi Dema, Jashar Erebara,Kolë Bibë Miraka Zahir Pajaziti, Mulla Ramë Govori, Ymer Berisha, Marie Shllaku, Alush Smajli etj.Çështja që është rrahur më së shumti në këtë libër me përmbledhje kumtesash është problemi i shpërnguljes dhe qëndresa e shqiptarëve. Dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga pronat e tyre, tjetërsimi i kësaj prone, ndërrimi i besimit fetar me dhunë, ndryshimi i identitetit si dhe asimilimi i popullsisë autoktone janë plagë të hapura për shqiptarët e atyre trojeve dhe objekte hulumtimi për studiuesit.Çështja e shpërnguljes në të gjitha periudhat historike, ku nuk është kursyer përdorimi i të gjitha mjeteve shtetërore, politike, policore-ushtarake, ideologjike dhe akademike, në funksion të zhdukjes së gjurmëve shqiptare në trojet e tyre ku banonin.Mishërimi i lashtë dhe vazhdimësia e urrejtjes serbo-sllave ndaj shqiptarëve, një përpjekje e gjatë historike ndaj popullit shqiptar, duke bërë të ndryshonin demografinë në këto treva. Toponimet, ndryshimet në trashëgiminë e monumenteve kulturor historike, veçmas ato religjioze (kishat katolike, ortodokse shqiptare në kisha ortodokse sllave), në njërën anë, ndërsa në anën tjetër, fakti i ekzistencës së fuqishme të popullsisë shumice shqiptare në këto treva, ruajtja dhe kultivimi i trashëgimisë kulturore, ruajtja e gjuhës, traditës zakoneve shqiptare.
Dhuna fizike, psikologjike, ideologjike, si dhe forma të tjera, për të mbajtur të nënshtruar një popullsi nën hierarkinë brenda shtetërore për qëllime shfrytëzimi të pasurisë së trevës, fuqisë punëtore, intelektuale, ushtarake etj.Një tjetër nënndarje kufitare e zonave të ndërmjetme, por edhe e krahinave etnografike, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë aspekt janë edhe ndarjet kufitare në mes të ish republikave të Jugosllavisë.Në këtë nënndarje duhet veçuar krahinat etnografike të Shalës së Bajgores, të Llapit, të Gallapit, të Moravës, të Karadakut, Zhupës dhe Opojës, ku kujtesa etnografike dhe toponimet janë dëshmi e këtyre ndarjeve.Shala e Bajgorës, pavarësisht faktit se është një krahinë malore, ajo në veri kufizohet me Serbinë. Fshatrat e Serbisë më të afërta me këtë krahinë, në një të kaluar jo shumë të largët kanë qenë vendbanime shqiptare, por ngjarjet historike e sollën që këto vendbanime ta ndryshojnë strukturën etnike të tyre.
Krahina etnografike e Llapit kufizohet me Serbinë, që në fakt fshatrat kufitare në një të kaluar jo shumë të largët ishin vendbanime shqiptare, por që me kalimin e kohës dhe me anë të ushtrimit të dhunës këto vendbanime (në Serbi) tani janë vendbanime me popullsi serbe.Në kujtesën etnografike ruhen ende kujtime, kur banorët e fshatrave të Llapit kishin qasje me fshatrat e përtej kufirit, kuptohet deri sa banorët e atyre vendbanimeve ishin të banuara me shqiptarë. Për këtë kujtesë etnografike flasin faktet historike në njërën anë dhe në anën tjetër toponimet dhe emrat e fshatrave, të cilat janë dëshmia më e mirë se këto fshatra ishin pjesë e trojeve shqiptare.Qëndresa e shqiptarëve për trojet e tyre ishte qëndresë për identitetin kombëtar, për emrin shqiptar, për gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat e popullit më të vjetër të Ballkanit.
(Kosova Sot Online)