Shoqata 'Trojet e Arbrit' promovon librat enciklopedikë në Hamburg 

  • A.P /
  • 18 October 2025 - 10:50
Shoqata 'Trojet e Arbrit' promovon librat enciklopedikë në Hamburg 

Shoqata “Trojet e Arbrit“ në bashkëorganizim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg ka kënaqësinë t'ju ftojë te merrni pjesë në promovimin e librave enciklopedikë të botuar nga Shoqata "Trojet e Arbrit" , nën përkujdesjen e studiuesit të njohur Nue Oroshi. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg 

Në këtë promovim do të paraqiten tri vepra të rëndësishme historike dhe kombëtare:
 
1."Sali Çekaj - Luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës"
2. "Ernest Koliqi - Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i kombit shqiptar" 
3. "Qëndresa shqiptare gjatë viteve 1878-1952"
 
Këto tri libra perbëjnë një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe dokumentimin e historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. 
Data: 30 tetor 2025 
Ora: 17:00 
Vendi: Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg 
Adresa: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg 

Ky promovim është i hapur për publikun, dhe ftohen të marrin pjesë të gjithë bashkatdhetarët dhe miqtë e Kosovës, me bindjen se duke kujtuar të kaluarën, ruajmë dhe mbrojmë me përkushtim e dashuri të ardhmen tonë të përbashkët. 
 Ju lutemi që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni deri më 25 tetor 2025, në adresën: [email protected]

(Kosova Sot Online)