Në Prizren organizohet sesioni shkencor 'Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare'

  • A.P /
  • 01 November 2025 - 16:46
Në Prizren organizohet sesioni shkencor 'Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare'

Shoqata “Trojet e Arbërit” organizon sesionin shkencor “Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare” në Prizren

Këtë të diele, Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbërit”, nën drejtimin e kryetarit Nue Oroshi, do të organizojë sesionin e XXII-të shkencor me temën

“Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare”. Ngjarja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, duke filluar nga ora 10:00. Në sesion pritet të marrin pjesë studiues të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mërgata Shqiptare. Sipas Oroshit, pas tri akademive promovuese, dy sesioneve shkencore dhe botimit të tri veprave enciklopedike me mbi 1600 faqe materiale shkencore, ky aktivitet do të përmbyllë në mënyrë madhështore veprimtarinë e vitit 2025. Ndërsa, pas përfundimit të këtij sesioni shkencor, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, shoqata “Lekë Dugagjini” do të përurojë bustin e Lekë Dukagjinit, si dhe dy projekte tjera.

(Kosova Sot Online)