Shoqata 'Trojet e Arbrit' planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: 'Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës'

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 07:51
Shoqata 'Trojet e Arbrit' planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: 'Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës'

Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit tonë – Republikës së Kosovës, Shoqata "Trojet e Arbrit" planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”.

Sesionet shkencore planifikohen të mbahen në 6 vende të ndryshme të botës: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hamburg, Bazel dhe New York më mundësi të shtrirjës edhe në vendet e tjera si: Londër, Paris etj.

Temat që do të trajtohen në këto 6 sesione shkencore përfshijnë periudhën kohore nga viti 1989 – 2006.

 

1.  "Dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës";

2."Fillet politike të dr. Ibrahim Rugovës";

3. "Kundërshtimi i UJDI";

4. "Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës";

5.  "Themelimi i institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës";

6."Fillet e organizimit ushtarak  policore Sherbimeve të Informimit dhe  të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës";

7. "Takimet diplomatike të Dr. Ibrahim Rugovës në Evropë dhe Amerikë";

8. "Dr. Ibrahim Rugova simbol i Unitetit  Kombëtar Shqiptar";

9. "Zgjedhja e Ibrahim Rugovës President i Kosovës";

10. "Roli i Ibrahim Rugovës në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës";

11.  "Roli i Ibrahim Rugovës në Konferencat Ndërkombëtare për Kosovën";

12. "Roli i Ibrahim Rugovës në forcimin e Institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve tjera etnike shqiptare".

13".Shtypi Evropian dhe Amerikan për Presidentin dr.Ibrahim Rugova";

14. "Deshmitë dhe rrefimet e politikanëve evropian dhe amerikan për takimet e përbashkëta me Presidentin dr.Ibrahim Rugova".

Mr.sc.Nue Oroshi –Kryetar i Shoqatës se Intelektualeve Shqiptar "Trojet e Arbrit"

(Kosova Sot Online)