Ankohet Haliti: Hekuran Murati i Vetëvendosjes ka bllokuar buxhetin e Vitisë
Përshendetje i nderuar, uroj të jeni mirë dhe të gjeni kohë të përgjigjeni lidhur me këtë temë...
1 Pse duhet t'i votojnë punëtorët e sektorit privat këta politikanë kur premtimet e tyre për rritje pagash deri në 1000 euro e benifite tjera janë vetëm për punëtorët e sektorit publik?
2. A janë pikërisht këto parti dhe servilët e tyre që i kanë mbërthyer të gjitha institucionet duke i punësuar militatët pa asnjë kriter dhe tani dalin e kërkojnë vota nga qytetarët?
3. A do të ketë bojkotim të një pjese të madhe të qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhejtorit duke marrë parasysh se pikërisht partitë aktuale e bllokuan Kosovën për 1 vit për interesat e tyre?
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video në të cilën ka prezantuar zotimin e tij për rritjen e pagave, duke theksuar se ky është një investim i domosdoshëm në punëtorët e sektorit publik.
“Në qeverisjen time, do t’i rris pagat për 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka theksuar se paga aktuale nuk po arrin të përballojë rritjen e kostos së jetesës dhe shtrenjtimin e çmimeve.
“E di që pagat që merrni sot nuk po ju mjaftojnë të përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve”, ka thënë Hamza.
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar mbështetje për banesën e parë për çiftet e reja.
Ai tha se pa familje të forta nuk ka shtet të fortë, Prandaj, sipas tij, LDK e sheh shtetin si shërbim dhe jo si plaçkë.
“Programi ynë nuk është listë premtimesh. Është kontratë me qytetarin. Kontrata e Jetës me Shtetin. Nga lindja, rritja, arsimi, puna, deri te dinjiteti në jetë. Ne propozojmë Ministrinë e Familjes, sepse besojmë se shteti duhet të jetë krah familjes që nga dita e parë. Çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 200 euro në muaj për një vit të plotë. Jo si lëmoshë, por si investim publik. Çiftet e reja do të mbështeten për banesën e parë. Sepse pa familje të forta, nuk ka shtet të fortë”, tha Abdixhiku.
I pari i LDK-së shtoi se nuk ka Kosovë të individëve e partive, por ka një Kosovë të të gjithëve.
“Atë që e quajmë atdhe, shtet e Republikë”, përfundoi Abdixhiku.
