
Lexoni edhe:
Selvija kujton Shpat Kasapin me një dedikim prekës
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adelina Thaçi-Meta, ka reaguar pas tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të mbajtur në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një moment emocionesh të jashtëzakonshme dhe shprese për Kosovën, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Selvija kujton Shpat Kasapin me një dedikim prekës
Lexoni edhe:
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi-Meta ka theksuar mbështetjen e madhe qytetare për LDK-në, numrin 123, si dhe për kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku. Sipas saj, pjesëmarrja e qytetarëve nga e gjithë Kosova është dëshmi e qartë e besimit për ndryshim në zgjedhjet e së dielës.
Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit për, siç u shpreh, një fushatë fantastike, duke e përmbyllur mesazhin me një thirrje emocionale për Kosovën.
Postimi i plotë:
Emocione të jashtëzakonshme na dha sonte Prishtina jonë, në tubimin përmbyllës që vulosi shpresën për Kosovën.
Me Lidhjen Demokratike, numrin 123 dhe 12 ADELINA THAÇI-META, përkrahja e madhe e qytetarëve nga e gjithë Kosova për Lumir Abdixhikun kryeministër dhe LDK-në, është dëshmia më e madhe për të dielën, ditën kur secila votë do të flasë për ndryshimin.
Faleminderit nga zemra për këtë fushatë fantastike
Një zë dashnie për Ty, Kosovë! ❤️
(Kosova Sot Online)