Shoqata 'Trojet e Arbrit' organizon  gjashtë sesioneve shkencore me temën bazë: 'Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës'

  • A.P /
  • 22 January 2026 - 12:57
Shoqata 'Trojet e Arbrit' organizon  gjashtë sesioneve shkencore me temën bazë: 'Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës'

Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit tonë – Republikës së Kosovës, shoqata "Trojet e Arbrit" organizon  gjashtë sesioneve shkencore me temën bazë: "Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës". Sesionet shkencore mbahen në 6 (qendra) vende të ndryshme të botës: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hamburg, Bazel dhe New York më mundësi të shtrirjës edhe në vendet e tjera si: Londër, Paris,Malmö etj. Temat që do të trajtohen në këto 6 sesione shkencore përfshijnë periudhën kohore nga viti 1989 – 2006. 

1. "Dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës",
2."Fillet politike të dr. Ibrahim Rugovës",
3. "Kundërshtimi i UJDI", 
4. "Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës", 
5. "Themelimi i institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës", 
6."Fillet e organizimit ushtarak policor, dhe të  Sherbimeve të Informimit dhe të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës", 
7. "Takimet diplomatike të Dr.Ibrahim Rugovës në Evropë dhe Amerikë", 
8. "Dr. Ibrahim Rugova simbol i Unitetit Kombëtar Shqiptar", 
9. "Zgjedhja e Ibrahim Rugovës President i Kosovës", 
10. "Roli i Ibrahim Rugovës në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës", 
11. "Roli i Ibrahim Rugovës në Konferencat Ndërkombëtare për Kosovën"; 
12. "Roli i Ibrahim Rugovës në forcimin e Institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve tjera etnike shqiptare", 
13".Shtypi Evropian dhe Amerikan për Presidentin dr.Ibrahim Rugova", 
14. "Dëshmitë dhe rrëfimet e politikanëve evropian dhe amerikan për takimet e përbashkëta me Presidentin dr.Ibrahim Rugova". 

Sesionet shkencore do të mbahen sipas këtij rendi kohor :

Prishtinë, 2 qershor 2026;
Tiranë, 4 qershor 2026;
Shkup, 5 qershor 2026;
Hamburg, 10 qershor 2026;
Bazel,ose Luzern  16 shtator 2026; 
 New  York 28 nëntor 2026.

Studiuesit që dëshirojnë të dërgojnë temat e tyre nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe nga mërgata e madhe atdhetare , mund t´i dërgojnë në këto adresa elektronike: [email protected],[email protected],[email protected], [email protected],[email protected],[email protected],dhe [email protected]
Ftojmë të gjithë intelektualët shqiptarë në mërgatë dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare bashkëkohasit e Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova që të na përkrahin qoftë në aspektin organizativë qoftë në atë intelektualë. Për të shkruar historinë, për të organizuar sesionet shkencore si dhe për të botuar 6 vepra enciklopedike prej 4800 deri në 5000 faqe duhet edhe një përkrahje financiare.Për këtë i ftojmë të gjithë shoqatat,organizatat, degët dhe nëndegët e partive, veprimtarët e viteve 1990-1999 në të gjitha trojet shqiptare si dhe biznismenët shqiptarë që të na përkahin financiarisht.Historia e cila nuk shkruhet ajo mbetët pasuri e varrosur prandaj të gjithë së bashku ta japim nga një përkrahje që brezave që do të vijnë mos t´ua lamë historinë e turbullt por t´iu tregojmë se kush ishte arkitekti i Pavarsisë së Kosovës,dhe kush ishin ata atdhetarë dhe atdhetare që gjatë viteve 1989-1999 sakrifikuan çdo gjë për lirinë e Kosovës.
I njoftojmë studiuesit që temat duhet të jenë të përgaditura dhe çdo studiues që do të marrë pjesë në njërin nga këto 6 sesione shkencore temën duhët ta dërgoj te plotë 1 javë para mbajtjës së sesioneve shkencore.Të gjitha temat që janë të plota do të futen në program.

Ju mirëpresin kryesia e Shoqatës "Trojet e Arbrit"
Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar
Dr.sc.Besim Morina Nënkryetar
Prof.asoc.dr.Rovena Vata-Mikeli Nënkryetare

(Kosova Sot Online)