'Trinomi i janarit' nga Llapi në Junik, përkujton heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha përmes formacionit 'Besiana&të mirët e kombit' 

  • A.P /
  • 03 February 2026 - 15:38
'Trinomi i janarit' nga Llapi në Junik, përkujton heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha përmes formacionit 'Besiana&të mirët e kombit' 

“Trinomi i janarit” nga Llapi në Junik, përkujton heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha përmes këngës e fjalës artistike të formacionit “Besiana&të mirët e kombit” 


- Me rastin e 29 vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës, u mbajt për herë të parë Akademi përkujtimore në Podujevë! Akademia u organizua nga kryetari Shpejtim Bulliqi, ndërkaq i pranishëm ishte kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti i cili foli mbi rëndësinë e kujtimit të Zahirit me shokë në shtetformimin e Kosovës! Me performancat e tyre shkëlqyen artistët Besiana Mehmedi e cila kishte edhe barrën e moderimit, pianistja Rudina Ciko, kori “Akapella” dhe dirigjenti prof.Aritikmet Xhemaili, artisti Shkodran Tolaj i cili kishte edhe barrën e drejtuesit artistik si dhe Llesh Nikolla- aktor e regjisor- Mjeshtër i madh! I ftuar nderi ishte mastro Zhani Ciko! Programi ishte unik dhe i punuar enkas për Akademinë ku në skenë u paraqitën si uverturë tre vallëtarë që simbolikisht kthyen në retrospektivë tre heronjtë tanë, pikë kjo e punuar nga koreografi Dilaver Kryeziu, ndërkaq pas intonimit të Himnit të R.Kosovës dhe Himnit të kombit shqiptar kori intepretoi këngët e Rilindjes kombëtare “Për mëmëdhenë” dhe “O trima luftëtarë”, Besiana Mehmedi solli pikat artistike “Trinomi i janarit”, “Mall për shokët dëshmorë” dhe “Legjendat këndoja me mall” që ngjallën emocion të veçantë duke kujtuar kështu sakrificën dhe luftën e shenjtë të popullit për lirinë e Kosovës! 
- [ ]  Shkëlqeu në performancën e saj profesoresha Rudina Ciko që ekzekutoi “Tokata” nga Feim Ibrahimi ndërkaq Llesh Nikolla me mjeshtri përçoi mesazhin e fuqishëm përmes poezisë “Zgjohu Kosovë” 
- [ ] Në këtë koncert u shfaq kënga premierë për Zahir Pajazitin, kënduar nga Shkodran Tolaj e cila ishte pika qëndrore e programit duke vazhduar me “Fjalët e qiririt” dhe mr përmbylljen madhështore kur kori, solistët dhr maestro Zhani Ciko njëzëri me publikun kënduan këngën “Kosova, Kosova” si mesazh për lirinë, gëzimin dhe dashurinë në Kosovën e lirë! 
- [ ] Ky rrugëtim vazhdoi në Junik, në Akademinë përkujtimore të mbajtur për herë të parë në vendlindjen e heroit Edmond Hoxha ku të pranishëm të shumtë nderuan jetën dhe veprën e tij! Grupi i studentëve të Universitetit të Tetovës, Besiana Mehmedi, Llesh Nikolla, Rudina Ciko shkëlqyen në performancat e tyre ku e kaluara e lavdishme u lidh ngushtë me këngën dhe fjalën artistike! Premierë u këndua kënga “Edmona Hoxha” nga Besiana Mehmedi! 


- [ ] Kryetari i Komunës z.Ruzhdi Shehu përshëndeti të pranidhmit duke kujtuar se përkujdesja për Edmondin dhe heronjët kombëtarë është obligim institucional dhe Juniku do të përkushtohet që kujtimi për dëshmorët të mbetet i pavdekshëm!
- [ ] Këto dy Akademi përkujtimore ndërthurur ne Koncerte Homazh janë dëshmia më e mirë e përkushtimit të formacionit artistik “Besiana&të mirët e kombit” të cilët po dhurojnë art klasik e kombëtarë duke i dhënë ngjyrim krejtësisht tjetër këtyre ngjarjeve të rëndësishme kombëtare!

(Kosova Sot Online)