Besiana dhe të mirët e kombit në Stubëll, edicioni i II- të i manifestinit 'Festat i kemi bashkë'

  • A.P /
  • 07 April 2026 - 16:27
Besiana dhe të mirët e kombit në Stubëll, edicioni i II- të i manifestinit 'Festat i kemi bashkë'

Mbrëmja e Pashkëve dhe koncerti “Festat i kemi bashkë” në Kishën “Shën Jozefi” në Stubëll, do të mbetet një nga mbrëmjet më të bukura shpirtërore e kulturore që bëri bashkë shqiptarë të besimeve të ndryshme nga të gjitha trevat! Kjo mbrëmje gërshetonte muzikën sakrale dhe kombëtare, korale e solistike pa munguar fjala arstike! Programi filloi me himnin e vjetër “Porsi flet e ejllit të zotit” interpretuar nga grupi koral “Të mirët e kombit” - djemtë dhe vajzat e Filharmonisë së Kosovës për të vazhduar me fjalën përshëndetëse nga Don Fatmir Koliqi- famullitarë i Kishës së Stubllës, intelektual dhe kontribus i jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore e kombëtare. Ky është koncerti i katërt me radhë që e realizojmë me Don Fatmirin dhe këto koncerte padiskutim që do mbeten historike për mesazhet që kanë përquar dhe dedikimin që kanë patur! Ishte kënaqësi që pranë nesh ishte Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ndërkaq një nga arsyet e siuksesit të shumë evenimenteve në Stubëll është përkushtimi dhe dashamirësia e kryetarit të Stubllës- Marjan Ramaj!

 

Kjo mbrëmje do mbahet mend për shumëçka! Për interpretime të kthyera pas sa kohësh siq ishte “Lavdi i flijimit të Pashkëve” një nga sekuencat më të vjetra të Pashkëve që daton nga shek XI, për emocionet që solli “Lacrimos” e Mozart si lutje përmes artit në kujtim të 180 vjetorit të fillimit të persekutimit të martirëve të Karadakut! Do të mbahet mend për intepretimin brilant të Armando Likajt “Ave Maria” Shubert e “Panis angelicus” Stradella! Për bashkangjitjen në interpretim të tenorit Shkodran Tolaj i cili pas përkushtimit të jashtëzakonshëm në 29 koncertet e kaluara të formacionit tonë, kësaj radhe në ndrim të Stubllës dhe Pashkëve vendosi që të interpretojë krah nesh dhe shkëlqeu në veprat “Panis angelicus” të Cesar Frank dhe “Mallëngjimi” të R.Krasniqi! Do të mbahet mend për veprën premierë “Festat i kemi bashkë” kompozicion i Sami Piraj i cili o dhuroi kishës këtë krijim të shkruar enkas për festën me tekst nga Mentor Thaqi që pata privilegj të veçantë ta interpretoj. Do të mbahet mend për fjalën e maestro Cikos me rastin e marrjes së mirënjohjes nga Don Fatmir Koliqi kur emocionet për Kosovën dhe dashurinë për të ishin deri në lot krenarie! Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të prezantoj këtë natë duke ndarë dhe emocione bashkë me publikun gjatë interpretimit të aries së Rozafës nga kardinali i parë Don Mikel Koliqi dhe “Haleluja” nga Cohen të cilën e sollëm bashkë me kolegun Armando Likaj- bariton i Teatrit të Operës dhe baletit të Tiranë! Natyrisht që kulminacioni i koncertit kur i tërë publiku ishte në këmbë u arrit me këngët e njohura shqiptare “Këngë moj” nga Musa Piperku e “Valsi i Lumturisë” Avni Mula! Tërë barrën e koncertit e ka bartur profesoresha Rudina Ciko pa të cilën ky sukses do të ishte i pamundur! Me ovacione, dashuri, paqe e dritë mbyllëm mbrëmjen e cila do të mbahet mend gjatë në memorien e secilit nga ne! Stublla me një publik të jashtëzakonshëm dëshmoi se është vatër arsimi e kulture! Për këtë sukses meritat i takojnë Shkodran Tolajt- drejtor artistik i manifestinit dhe Nikollë Ukaj- koordinator i cili me përkushtimin dhe dashurinë për artin, kombin e fenë paraqet model për gjeneratën e re!

Nga zemra dua të falenderoj Don Anton Ukaj mbështetësin e këtij manifestimi që në momentin e parë! Pa të ky manifestim nuk do ishte i mundur të realizohet! Poashtu të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë nga Stublla që mbështetën këtë manifestim! Falenderim për Komunën e Vitisë dhe darkën e paharruar në Stubëll ku në atmosferë uratash për Pashkë festuan të gjithë artistët, organizatorët e miqtë e ftuar! Falenderim për OJQ “Dita” kostumin unik! Faleminderit restorant “Lindi” që çdoherë na mirëpret! Faleminderi sallonit më të mirë të bukurisë, tash e një dekadë që njihet në gjithë Karadak “Biondina” - Viti, që kujdeset çdoherë për dukjen tonë! Faleminderit “Hotel Gallery” në Kllokot- investim gjigand dhe hoteli më i mirë në rajon sot, ku gjetëm mikëpritje nga stafi i mrekullushëm dhe shijuam ambientet luksose që na ofruan komoditet të jashtëzakonshëm!

(Kosova Sot Online)