Eqrem Kryeziu i ka dy fjalë për LDK-në dhe Donika Gërvallën!
Eqrem Kryeziu, njëri ndër ish figurat kyçe të LDK-së ka reaguar ndaj sjelljes së drejtuesve aktualë të kësaj partie që bënë me bijën e veprimtarit të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, duke e cilësuar atë si hakmmarje të mbetjeve të qeverisjes jugosllave.
Ja postimi i plotë i Eqrem Kryeziut në facebook:
Me Donikën ajo që vetëquhet Lidhja Demokratike e Kosovës është turpëruar jo vetëm rishtas, por edhe keqas.
Edhe për njerëzit që nuk kuptojnë asgjë nga partitë tona, është një përjetim shumë i rëndë. Shumica e përjeton si hakmarrje të qeverisë së Jusuf Zejnullahut kundër trashëgimisë së Jusuf Gërvallës, të Ukshin Hotit e të figurave të tjera kreativisht intelektuale e sublimisht flijuese.
Nuk më impresionon fare trashëgimia biologjike, sepse deri më tani në Kosovë kjo doli si parodi për të qeshur, mirëpo Donika Gërvalla ka kualitetet e veta, qofshin ato intelektuale, qofshin të Rezistencës.
(Kosova Sot)