Këta janë emrat e rinj të Qeverisë Mustafa
Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për emrat e rinjë që do t’i bashkohen kabinetit të Isa Mustafës. Hajredin Kuqi do të jetë zv.kryeministër, Enver Hoxhaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme ndërsa Gani Koci si ministër i Drejtësisë.
Ky i fundit ka konfimuar për Indeksonline se strukturat e PDK-së kanë vendosur që ai të jetë në postin e ministrit të Drejtësisë, e jo sic është përfolur në disa medie se ai do të drejtor minstrinë e Integrimeve Evropiane.
“Mua me vendim të kryesisë më është ofruar posti i ministritë të Drejtësisë. Organi kryesor i Partisë ka vendosur unanimisht dhe nuk ka tjetër emër që lakohet rreth këtij pozicioni”, ka thënë ai.
Koci thotë se e ka pranuar me kënaqësi Ministrinë të cilën deri tani e ka udhëhequr Kuqi.
“Pas shumë diskutimeve e kam pranuar këtë post dhe në atë takim është marrë vendim për haremin kuqin si zv.kryesmint dhe hoxhakjn për minsitër të jashtëm”, është shphreur ai.
Ndryshe, zëvendësimet e reja të kabinetit të Isa Mustafës pritet që të procedohen në Qeveri ditëve në vazhdim.
(Kosova Sot)