Spanja konfirmon: Nuk do ta njohim asnjëherë pavarësinë e Kosovës
Spanja nuk do ta njoh asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
Kështu ka deklaruar sot ministri i Jashtëm i Spanjës Jose Manuel García-Margallo, gjatë një takimi me homologun e tij serb Ivica Daçiq.
Ai ka konfirmuar mbështetjen e Spanjës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
Margallo ka thënë se Spanja këtë vit feston 100 vjetorin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë që, sipas tij, është një shtyllë kryesore që Spanja ka një qëndrim të tillë ndaj Kosovës.
(Kosova Sot)