Daut Haradinaj: Gllogjanit iu bashkua edhe dëshmori i rënë në Kroaci, Rasim Krasniqi (Foto)
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkruar në Facebook se dëshmori i Kroacisë, Rasim Krasniqi i është bashkuar dëshmorëve të Gllogjanit.
Haradinaj ka publikuar edhe disa fotografi të ceremonisë, ku ishin prezent dhjetra ushtarak të shtetit korat dhe zyrtar shtetëror.
Ky është postimi i Haradinajt:
Sot varrezave të dëshmorëve në Gllogjan ju bashkua edhe dëshmori i Kroacisë Rasim Krasniqi i rënë dëshmor në Kroaci me 1992. Për ta nderuar veprën e tij, mori pjesë një delegacion i lartë i qeverisë së Kroacisë i kryesuar nga Ministri i Kulturës dhe dhjetra ushtarakë të lartë të këtij shteti.
Lavdi veprës së Rasimit.