Daçiç: Mospranimi i Kosovës në UNESCO, suksesi ynë
Për ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç mospranimi i Kosovës në UNESCO është një sukses për Beogradin.
Daçiç ka thënë se Serbia ka arritur së fundmi disa suksese, si mos miratimin e Rezolutës në OKB për gjenocidin në Srebrenicë si dhe faktin se Kosova nuk ia doli të bëhet anëtar i plotfuqishëm në UNSECO-s shkruan “Veçernje Novosti”.
Kryediplomati serb konfirmon nuk do ta ndryshojë politikën e vet të jashtme, e cila sipas tij është në përputhje me interesat e vet kombëtare.
Ai ka shtuar se qëllimi kryer i politikës së jashtme të Serbisë është vazhdimi i negociatave dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, por edhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore e tradicionale me Rusinë, Kinën, Indinë, me vendet afrikane dhe me vende të tjera.
(Kosova Sot)