Baraliu: Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik
Profesori Baraliu ka dhënë argumentet e tij se pse Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik.
“Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik, komunën dhe dy subjekte biznesore ku edhe me ligjet e atëhershme ato kane qenë të ndaluara në transaksione të tilla.”
“ Për me tepër është bërë një falje, nga pushteti i atëhershëm në udhëheqjen e Millosheviqit, dhe interesi publik nuk është mbrojtur. Këtu kemi një gjykim me shumë të pathëna dhe shume kontradikta.”, ka thënë Baraliu në InfoMagazin
Më tej, njohësi i kushtetueses ka thënë se Gjykata Kushtetuese është përziër në gjykatën e shkallës së katërt.
“Në këtë proces gjyqësor në situata të caktuara dhoma e veçantë thotë qe ka tendenca diskriminuese te këtyre ndërmarrjeve ndaj palës tjetër. Është cenuar skajshmërisht qe pikërisht personat juridik te kenë te drejte ne gjykimin e tyre shpesh janë përjashtuar.”
“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime dhe është përzier ne punët e gjykatës së shkallës së katërt gjë që nuk ka të drejtë,” ka thënë Baraliu
(Kosova Sot)