Salihaj: Asnjë zyrtari nuk i është hetuar pasuria, përfshirë këtu edhe zyrtarët e drejtësisë

  • 25 June 2016 - 16:07
Salihaj: Asnjë  zyrtari nuk i është hetuar pasuria, përfshirë këtu edhe zyrtarët e drejtësisë

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, thotë sa me atë që është në dijeni, deri më tani asnjë zyrtari nuk i është hetuar pasuria, përfshirë këtu edhe zyrtarët e drejtësisë.

Në këtë drejtim, Salihaj ka ngritur dilemën, duke thënë se nëse vetë njerëzit e drejtësisë arrijnë që të pasurohen në mënyrë të paligjshme, atëherë kush do t'i hetonte ata. " tha Salihaj për Gazetën Kosova Sot

Askush në Kosovë nuk mund të bëhet i pasur me rrogë, pavarësisht se sa e lartë është ajo, ngase në pjesën më të madhe shpenzohet për nevoja të familjes dhe vështirë se mund të kursehen në bankë dhe të blihen pasuri të mëdha. Drejtësia është segmenti më i rëndësishëm i shtetit, dhe nëse ajo keqpërdoret për tu pasuruar, atëherë qytetarët tanë do ta kenë punën shumë keq, pasi nuk do të ketë kush që ta luftojë pasurimin e paligjshëm", ka theksuar, deputeti Adem Salihaj për gazetën "Kosova Sot"

(Kosova Sot)