UNDP dhe MPMS ndajnë grante të vetë-punësimit në Mitrovicë
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) do të ndajnë 39 grante përfituesve të programit të vetë-punësimit në lokalet e Agjensisë për Zhvillim Rajonal Veri në Mitrovicë.
Ceremonia e Ndarjes së Granteve do të mbahet në praninë e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, Sekretarit të parë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Lari Peltonen dhe përfaqësuesve të lartë të UNDP-së.
Grantet i takojnë ciklit të dytë të Programit për Vetëpunësim (PVP), me ç’rast 39 të papunësuar do të financohen me 3,000 deri 5,000 Euro për të themeluar bizneset e tyre të reja.
Projekti financohet dhe implementohet bashkarisht nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.
(Kosova Sot)