Norvegjia bëhet vendi i parë në botë që angazhohet për “zero shpyllëzim” kombëtar

  • 24 July 2016 - 14:58
Norvegjia bëhet vendi i parë në botë që angazhohet për “zero shpyllëzim” kombëtar

Norvegjia është bërë vendi i parë në botë që do të angazhohet për ti thënë “JO” shpyllëzimit.

Parlamenti Norvegjez premtoi politika publike që do të imponojnë rregulla të forta për tu siguruar se shteti “nuk të kontribuojë në shpyllëzimet e zonave të gjelbra”, shkruan “The Independent”.

Theksojmë se Norvegjia financon projekte të ruajtjes sëë pyjeve në mbarë botën dhe gjithashtu mbështet programet e të drejtave të njeriut për komunitetet pyjore.

Nils Hermann Ranum, kreu i politikës dhe fushatës në “Rainforest Foundation Norvegji”, tha në një deklaratë: “Kjo është një fitore e rëndësishme në luftën për të mbrojtur pyjet. Gjatë viteve të fundit, një numër i kompanive kanë ndërmarrë një ulje të madhe të prodhimit të mallrave që mund të lidhen me shkatërrimin e pyjeve.

“Deri më tani, angazhimet të ngjashme nuk kanë qenë duke u ndjekur nga nga qeveritë. Është shumë pozitive që shteti Norvegjez është duke e bërë të njëjtat kërkesa kur është fjala për prokurimet publike “, tha ai.

(Kosova Sot)