Kjo është gruaja që vdiq sot derisa aeroplani po ateronte

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 17:11
Kjo është gruaja që vdiq sot derisa aeroplani po ateronte

Raportohet se një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar pësoi infarkt dhe fatkeqësisht vdiq,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për Hajrije Alia, 75-vjeçare, nga fshati Gadime e Ulët në Lipjan.

E moshuara pësoi infarkt derisa aeroplani po ateronte, por që asnjëri prej udhëtarëve nuk u lejua nga stafi që për t’ia dhënë ndihmën e parë. I mllefosur, sinjalizuesi tha se u deshën të presin ekipin e mjekëve derisa intervenuan.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është raportuar se  viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar  në arritje nga Zvicra,  i është keqësuar gjendja shëndetësore  dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)