Dënohen dy të akuzuarit për vrasjen e të riut Leart Ademi
20 vjeçari N.D. nga Shkupi i cili ka marrë pjesë në zënkën që ndodhi në janar të këtij viti, ku u vra një Leart Ademi, u dënua me gjashtë muaj burg. Në mungesë përsëri të 17 vjeçarit E.S. u dënua me nëntë vjet burgim për të mitur, në përputhje të ligjit për burgim për të miturit,
Vrasja ka ndodhur më 3 janar, rreth 19:00, në afërsi të restorantit “Biznesi” në Çair. Viktima po kthehej nga një trajnim ditor në klubin lokal të basketbollit. Pas një diskutimi të shkurtër, një nga sulmuesit nxori një thikë dhe e goditi tri herë në stomak Ademin. Leart Ademi ishte djali i gazetarit sportiv shqiptar Sami Ademi.
(Kosova Sot)