Mbreti i drogës që jetonte si ‘mbret’ edhe në burg (FOTO)

  • 30 July 2016 - 23:39
Mbreti i drogës që jetonte si ‘mbret’ edhe në burg (FOTO)

Policia në Paraguaj ka bastisur qelinë e ‘lordit’ të drogës, vetëm për të parë se si jetonte ai aty.

Në qelinë me tri dhoma, ata kanë gjetur një dhomë konferencash, televizior plazma, biblotekë dhe kuzhinë,sipas BBC.

Pjesa e brendshme e qelisë, që ishte pushtuar nga ‘lordi’ i drogës Jarvis Chimenes Pavao, tani është shkatërruar, raportojnë mediat në Paraguaj.

Policia kishte mësuar se Pavao kishte planifikuar të arratisej nga burgu, duke përdorur eksploziv për të hapur një vrimë në muret e qelisë.

Pavao po vuante dënimin për pastrim të parave dhe në fund të dënimit pritej të ekstradohej në Brazil.

Ai tani është transferuar në një njësi të veçantë larg nga qelia e tij luksoze në burgun Tacumbu, pranë kryeqytetit Asuncion.

Policia ka filluar hetimet rreth lejimit të ndërtimit të ‘vilës’ luksoze brenda qelisë.

(Kosova Sot)

d1d1d2d3