Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 24 gradë Celsius

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 07:46
Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 24 gradë Celsius

Sot moti në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të dobët shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-38 km/h.

Sipas MeteoKosova temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.

(Kosova Sot Online)