Ushtronte dhunë ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet kryefamiljari
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Siç raporton PK-ja, përcjell gazeta Kosova Sot Online, viktimave u është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot)