Policia e krimeve ekonomike aksion në stacionin e autobusëve!
Policia për krime ekonomike ka marrë një aksion në stacionin e autobusëve, raporton Gazeta Kosova Sot Online. Burime të Gazetës Kosova Sot kanë bërë të ditur se disa zyrtarë të LDK-së VV, dhe një zyrtarë I PDK-së janë duke u hetuar për qindra transaksione të jashtëligjshme një drekë për një person, e cila kushtoi mbi 800 euro etj.
Sipas burimeve të gazetës të intervistuarit janë zyrtarë të lartë të ndërmarrjes, drejtor të bordit, asamblist si dhe asistenti I kryeshefit.
Gazeta ka tentuar të marrë përgjigje nga disa të intervistuarit mirëpo kanë hezituar të përgjigjen.
Njëri nga të intervistuarit që ka pranuar të flas ka kërkuar të mbetet anonim. Ai e ka pranuar se policia po I heton këto raste dhe ditë më para janë intervistuar. Në mes tjerash ai deklaron : “ Po është e vërtetë që janë duke u kryer hetimet në stacionin e autobusëve dhe nga polica për krime ekonomike janë intervistuar zyrtar të lartë, aksionarë etj. Këta po hetohen për keqpërdorime të detyrës zyrtare , transaksione të dyshimta, keqpërdorim të parasë publike, etj. Në këtë aksion po hetohen zyrtarë të LDK-ë, VV-së dhe nga PDK-ja”
Gazeta Kosova Sot ditë më parë ka raportuar për një aksion të ngjashëm nga policia për krime ekonomike që ka ndodhur në stacionin e autobusëve dhe do t`iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.
(Kosova Sot)