Sot në Itali ditë zie dhe funeral shtetëror
Në Itali, nesër do të jetë ditë zie dhe do të ketë funeral shtetëror, e gjithë kjo pas tërmetit të fuqishëm, i cili të mërkurën goditur pjesë qendrore të Italisë dhe vrau 267 njerëz.
Qeveria italiane ka vendosur që nesër të mbajë ditë zije dhe funeral shtetëror për viktimat e tërmetit.
Gjithashtu, flamujt do të ulen në gjysmë shtize në të gjitha institucionet qeveritare, raporton AP.
BBC njoftoi se Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat më të prekura nga tërmeti, që goditi dy ditë më parë pjesët qendrore të vendit.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi tha se do të ndahen 50 milionë euro për rindërtimin e vendit.
Sipas të dhënave të fundit, në tërmet i fuqishëm, i cili të mërkurën ka goditur pjesën qendrore të Italisë, ka lënë të vdekur 267 persona dhe 400 të tjerë të plagosur.
(Kosova Sot)