Policia vendos 1.871 masa administrative, vijon fushata sensibilizuese
Policia e Shtetit vijoi fushatën sensiblizuese për rritjen e parametrave rrugore në pikën e kalimit kufitar Bllatë dhe akset rrugore të Qarkut.
Mijëra fletë palosjeve u shpërndanë duke iu dhënë drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar dhe në akset rrugore nacionale. Fushata sensibilizuese sot po vijon ne Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë dhe në akset rrugore të Qarkut Dibër.
Ndërkohë janë vendosur gjithsej 1.871 masa administrative.
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 7 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 59 Leje Drejtimi , nga këto: 16 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 18 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 283 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari, 82 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 230 masa e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.
Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
(Kosova Sot)