Ky çift i moshuar i ka pushtuar rrjetet sociale (Foto)
Një çift amerikan ka tërhequr vëmendjen e rrjetit pas një postimi që ka bërë nipi i tyre Anthony.
Fran dhe Ed Garguila janë të martuar prej 52 vjetësh.
76-vjeçari dhe gruaja e tij 74-vjeçare prej 52 vitesh vishen në mënyrë identike.
Çdo veshje e tyre ndan të njëjtat forma dhe ngjyra.
Pasi disa prej fotove u publikuan në rrjet, ato janë shpërndarë më shumë se 35 mijë herë, shkruan CNN.
Pjesa dërrmuese e komentuesve shkruan se është një ndër gjestet më romantike që kanë parë.
(Kosova Sot)