Aksident në Korçë, një person në gjendje të rëndë për jetën
Policia e Korçës bën me dije se në fshatin Sovjan, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur dy mjete konkretisht : kamioni me targa KO7579 B, me drejtues shtetasin I.S, rreth 50 vjeç, me një automjet tip “Mercedes- Benz” me targa AA722 NA.
Për pasojë drejtuesi i automjetit të dytë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(Kosova Sot)