Politikani zviceran: Femrat duhet të heqin shaminë në fotot e pasaportave
Një politikan zviceran ka deklaruar se gratë nuk duhet të lejohen të veshin shaminë në fotografitë e pasaportave, thotë “The Independent”.
Walter Wobmann, një anëtar i Partisë populiste të krahut të djatht tha se është e padrejtë që shamitë janë të lejuara në fotot për pasaportë.
Wobmann, i cili ka bërë fushatë kundër mbajtjes se burkave në Zvicër në të kaluarën, pohoi se politika ishte një akt i “trajtimit të pabarabartë”, duke argumentuar se pasaporta duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, sipas të përditshmes zvicerane “Blick”.
“Është e papranueshme që mund ta veshim shaminë në një foto pasaporte, por jo në kapakun e saj . Kjo nuk është një çështje e lirisë fetare, por i trajtimit të barabartë”, tha ai.
(Kosova Sot)