Draft-rezoluta për vizat në seancën e së enjtes

  • 24 October 2016 - 13:21
Draft-rezoluta për vizat në seancën e së enjtes

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të enjten do të ketë seancë ku do të ketë disa pika të rendit të ditës, një ndër to do të jetë edhe draft-rezoluta që do t’i drejtohet Brukselit për çështjen e liberalizimit të vizave e ku po pretendohet që të bëhen bashkë pozitë e opozitë.

Por nga ajo çfarë është thënë pas mbledhjes së Kryesisë, vështirë se një gjë e tillë do të mund të bëhet, pasi nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se ata do t’i dërgojnë propozimet e tyre por nuk do të lëvizin nga qëndrimet që i kanë.

Poashtu edhe Pal Lekaj nga AAK ka thënë se ata duan që në këtë rezolutë të thuhet se procesi i Demarkacionit do të rishikohet.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka fajësuar opozitën se nuk po bashkëpunojnë në të mirë të qytetarëve duke insistuar në kërkesa të caktuara për motive politike ndërkohë që sipas tij, qëllimi i kësaj rezolute ka qenë të ketë një qëndrim të përbashkët mes opozitës dhe pozitës e qyterarët të mos ndëshkohen për liberalizimin e vizave nga Demarkacioni.

(Kosova Sot)