Mitrovicë: Dy gra rrahën një person
Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy gra, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Çlirimi”, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit i njëjti ishte në prokurori lidhur me një rast ku ishte i pandehur.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare. Sipas ankuesit, i njëjti ishte në prokurori lidhur me një rast ku ishte i pandehur. Të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)