Ndalohet xhirimi i seancës së Limajt
Është ndaluar nga gjyqtarja e EULEX-it xhirimi i seancës së sotme të rastit Limaj.
Gjyqtarja e EULEX-it Maria Tuma mbylli pjesërisht për publikun seancën e sotme të gjykimit ku Fatmir Limaj akuzohet për keqpërdorim detyre dhe krim të organizuar.
Tuma ndaloi xhirimin e seancës së Limajt dhe të tjerëve, pasi dëshmitari i sotëm tha se nuk ndihet mirë para kamerave.
Në gjykimin ku Limaj akuzohet për periudhën kur ishte ministër i ish-Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit, është duke dëshmuar djali i biznesmenit tani të ndjerë Mehmet Shkodra.raporton kallxo.com
Limaj akuzohet mes tjerash edhe për disa mesazhe të telefonike të shkëmbyera me ish-biznesmenin në lidhje me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit.
(Kosova Sot)