Liderët më të korruptuar botërorë në historinë e vonë

  • 04 December 2016 - 15:04
Liderët më të korruptuar botërorë në historinë e vonë

Sa herë që lexojmë ndonjë artikull për parandalimin e korrupsionit, ndër gjërat e para që shohim është "vullneti politik", si njëri nga asetet e domosdoshme për arritjen e këtij qëllimi. Mirëpo, shpeshherë ndodh që politikanët, e në veçanti krerët e shteteve dhe qeverive të ndryshme, të jenë të zhytur në korrupsion dhe kësisoj të jetë i pamundur përparimi i shoqërive. Më poshtë ua kemi sjellë liderët më të korruptuar të historisë moderne,raporton Gazeta Kosova Sot Online.

1. Mohamed Suharto, president i Indonezisë (1967 - 1998) Shuma e përvetësuar: 15-35 miliardë dollarë Vitet në pushtet: 31 Në krye të listës së liderëve më të korruptuar në botë në historinë moderne është presidenti i Indonezisë, Mohamed Suharto, që e kishte marrë pushtetin në vitin 1967, pak kohë pas dështimit të një përpjekje për grushtshtet nga një parti e ekstremit të majtë dhe si rrjedhojë kishte qëndruar në pushtet për 31 vjet. Gjatë kësaj periudhe ai ka përfituar 15 deri në 35 miliardë dollarë. Ai ka vdekur në janar të vitit 2008.

Image

 

2. Ferdinand Marcos, president i Filipineve (1965 - 1986) Shuma e përvetësuar: 5-10 miliardë dollarë Vitet në pushtet: 21 vjet Duke pretenduar që ishte "heroi më i dekoruar i luftës" në vendin e tij, Ferdinand Marcos, ishte zgjedhur presidenti i dhjetë i Filipineve në vitin 1965. Në shtator të vitit 1972, frika nga ardhja e sistemit komunist kishte bërë që Marcos ta prezantonte ligjin ushtarak në vend. Ai ka qëndruar në pushtet deri në vitin 1986, tri vjet para se të vdiste. 

Image

 

3. Mobutu Sese Seko, president i Zaires, tani Republika Demokratike e Kongos (1965 - 1997) Shuma e përvetësuar: 4-5 miliardë dollarë Vitet në pushtet: 32 vjet Si produkt i shkollës së misionarëve, Mobutu Sese Seko Koko Ngbendu wa za Banga, ka qenë një planifikues serik i grushtshteteve. Gjatë Krizës së Kongos në vitin 1960, ai ka udhëhequr grushtshtetin që e kishte larguar nga pushteti Patrice Lumumba-n, liderin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Pesë vjet më vonë ai ishte bërë lider i vendit dhe kishte qëndruar në pushtet për 32 vjet, kohë gjatë të cilës ka përfituar 4-5 miliardë dollarë. 

Image

 

4. Sani Abacha, president i Nigerisë (1993 - 1998) Shuma e përvetësuar: 2-5 miliardë dollarë Vitet në pushtet: 5 vjet Ushtari i parë nigerian që ishte bërë Gjeneral i plotë pa e humbur asnjë gradë, Sani Abacha e kishte udhëhequr grushtshtetin e nëntë ushtarak që prej pavarë- sisë, kur e kishte rrëzuar qeverinë në gusht të vitit 1993. Pas ardhjes në pushtet, ai kishte arritur t'i grumbullonte 2-5 miliardë dollarë, brenda vetëm pesë vjetësh. 

Image

 

5. Zine Al-Abidine Ben Ali, president i Tunizisë (1987-2011) Shuma e përvetësuar: 1-2.6 miliardë dollarë Vitet në pushtet: 23 vjet Presidenti i dytë i Tunizisë, Zine Al-Abidine Ben Ali, kishte ardhur në pushtet në nëntor të vitit 1987, pasi që e kishte rrëzuar nga pushteti presidentin Habib Bourguiba nëpërmjet një grushtshteti të përgjakshëm. Pasi që kishte mbërritur në pushtet, ai kishte qëndruar për plot 23 vjet, çdo herë duke u "rizgjedhur" me një margjinë që e kalonte shifrën e 90 përqindëshit. Gjatë kësaj periudhe ai kishte përfituar deri 2.6 miliardë dollarë. 

Image

 

6. Slobodan Miloseviq, president i Serbisë/Jugosllavisë (1989 - 2000) Shuma e përvetësuar: 1 miliard dollarë Vitet në pushtet: 11 vjet Presidenti famëkeq i Serbisë, Slobodan Miloseviq, është i njohur për rolin që e ka luajtur në luftërat e Jugosllavisë, kur gjatë viteve të nëntëdhjeta Serbia kishte kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Në Tribunalin e parë ndërkombëtar për krime të luftës që prej vitit 1945, ai ishte shpallur fajtor për aktakuza dhe më vonë kishte vdekur në burg. Përveç krimeve të luftës, ai është njohur edhe si lider i korruptuar dhe besohet që gjatë periudhës sa ka qenë në pushtet ai ka përvetë- suar të paktën 1 miliard dollarë. 

Image

7. Jean-Claude Duvalier, president i Haitit (1971 - 1986) Shuma e përvetësuar: 300-800 milionë euro Vitet në pushtet: 15 vjet J ean-Claude Duvalier e kishte trashëguar presidencën e Haitit në moshën 19-vjeçare pas vdekjes së babait të tij në prill të vitit 1971. Ndonëse ai kishte realizuar një sërë reformash, të cilat ishin kërkuar nga SHBA-ja, aleati kryesor i Haitit, ai e kishte vazhduar qeverisjen e tmerrshme të babait të tij, duke zhvilluar edhe metoda të reja për "vjeljen" e miliona dollarëve.

Image

 

8. Alberto Fujimori, president i Perusë (1990 - 2000) Shuma e përvetësuar: 600 milionë dollarë Vitet në pushtet: 10 vjet I biri i një imigranti japonez, Alberto Fujimori, ka qenë presidenti i 45-të i Perusë. Ndonëse ka qenë një diktator i tmerrshëm, ai fillimisht ishte bërë i njohur për shpëtimin e ekonomisë së vendit të tij, para se t'i humbiste të gjitha meritat, për shkak të korrupsionit që kishte lulëzuar më të madhe në Peru. Pra, gjatë 10 vjetëve të sundimit të tij, Peruja ishte zhytur në korrupsion të hatashëm. 

Image

 

(Kosova  Sot)