Tjetër viktimë nga i ftohti, një grua në Durrës gjendet e vdekur në banesë
Shkon në 5 numri total i viktima si pasojë e motit të keq në Shqipëri. Së fundi raportohet se një grua është gjetur e pajetë në qytetin e Durrësit. Ajo është e moshës 67-vjeçare dhe mendohet se ka ndërruar jetë prej tre ditësh.Trupi i saj u gjet në banesë nga forcat zjarrfikëse. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e vdekjes, por dyshohet paraprakisht se vdekja i ka ardhur nga i ftohti. E moshuara jetonte vetëm.
(Kosova Sot)