Arrestohet 41-vjeçari i dënuar për vrasje në Çeki
Një shtetas kosovar i dënuar me 12 vjet burg për “Vrasje” në Pragë, Republika e Çekisë, u ndalua dje në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Prush në hyrje, nga Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Kukës.
Shukri Hoti 41 vjeç, lindur dhe banues ne Rugovë të komunës Gjakovë të Kosovës, rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi, Gjykata e Pragës me vendimin nr 43T12/1999 të datës 24.05.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të "Vrasjes".
Pas njoftimit të prokurorisë së Kukësit, u krye arrestimi provizor i shtetasit kosovar Shukri Hoti me qëllim ekstradimi.