Athina do ta paraqesë nesër propozimin

  • 06 July 2015 - 14:53
Athina do ta paraqesë nesër propozimin

Kryeminisri grek, Aleksis Cipras ka zhvilluar një vizitë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Një burim qeveritar grek tha për "Reuter" se Cipras ka rënë dakord të prezantojë propozimin e palës greke për një marrëveshje për ndihmë në samitin e Bashkimit Europian. Samiti special i BE-së do të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00, transmeton shekulli.

Zyrtari, i cili preferoi të mbetej anonim, nuk dha detaje të tjera për telefonatën, e cila vjen një ditë pas referendumit ku grekët votuan për të refuzuar kushtet e propozimeve të kreditorëve.